Dioksidi i karbonit është një problem. Por, projekti i mbështetur nga BE në një nga impiantet më të mëdha gjeotermale në botë në Hellisheidi, Islandë, do të kapë CO2 nga ajri dhe do e ruajë atë përgjithmonë nëntokë.
CO2 reagon me bazën basaltike dhe formon minerale të ngurta, duke krijuar një zgjidhje të përhershme të ruajtjes. Ekipi që qëndron pas kësaj ideje, konfirmoi këtë javë se ka nisur një fazë testimi gjatë së cilës CO2 është kapur nga ajri i ambientit, i lidhur me ujin dhe i dërguar në më shumë se 700 metra nën tokë.
Aktualisht sistemi pilot kap vetëm 50 ton metrikë CO2, çdo vit, pothuajse sasi e njëjtë emetuar nga një familje amerikane. Megjithatë, shpikësit e saj shpresojnë se mund ajo mund të zgjerohet më tej. Edda Sif Aradóttir, udhëheqëse e projektit CarbFix në Reykjavik Energy tha: "Ne kemi zhvilluar CarbFix në një vend të veçantë këtu në Islandë dhe kemi dëshmuar se ne mund ta kthejmë përgjithmonë këtë gaz serrë në shkëmb. Duke imituar proceset natyrore kjo ndodh në më pak se dy vjet.”